Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Mat dhe në Bulqizë, të cilat kanë qenë të shpallur në kërkim.
Në Mat është arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si anëtar i një grupi që vidhte makina në Tiranë. Në pranga u vu Gentjan Ahmetsulaj i dënuar disa herë për vjedhje.
Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke kryer aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës, dhe më pas i dërgonin në qytetin e Burrelit. Për këtë rast, policia ka sekuestruar dy makina tip Benz të dyshuara se janë vjedhur në Tiranë.
Ndërsa në Bulqizë është arrestuar Jurgen Balliu 23 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3.4 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...