Shërbimet e stacionit të Policisë në Orikum të Vlorës shpëtuan dy turistë gjermanë në Gjirin e Gramës, të cilët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë.
Policia informoi se kërkimet disaorëshe gjatë mesnatës dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, finalizuan me sukses angazhimin e shërbimeve për të ndihmuar këta dy turistë, njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.
Pas lokalizimit dhe gjetjes, të dy turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...