Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Durrësit pas telefonatës së një gruaje me iniciale K.B. e cila njoftoi se bashkëjetuesi i saj e kërcënonte se do ta vriste.
Drejt vendngjarjes shkuan menjëherë forcat policore dhe arrestuan në flagrancë Lulëzim Dokon aliaj Lulëzim Kurti 32 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës. Ai akuzohet për vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në momentin e arrestimit, 32-vjeçari ishte i armatosur me një pistoletë me 8 fishekë, me të cilën, sqaron Policia e Durrësit, do të kryente krimin.
Lulëzim Doko është person me precedent të mëparshëm penal pasi ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale.
Lidhur me këtë ngjarje Polica e Durrësit arrestoi edhe vëllain e Lulëzim Dokos, Altin Kurtin 35 vjeç. Në banesën e tij uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov me 23 fishekë.
Gjithashtu, në bazë të hetimit të thelluar të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur dhe lidhjeve shoqërore të autorit të ngjarjes, shërbimet e policisë bënë të mundur zbulimin e një banese të marrë me qira në qytetin e Tiranës, e cila përdorej nga i arrestuari Lulëzim Doko dhe shtetasit M. L. dhe E. H. banues në Thumanë Krujë, brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë.
Shtetasit M. L. dhe E. H. u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. /tvklan.al/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...