Policia e Shtetit ka deklaruar se ka sekuestruar 20 mijë e 345 euro nga shtetasi A.Sh, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se: “Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...