Policia ka proceduar 17 persona të cilët dyshohen si organizatorë të protestave të zhvilluara ditën e djeshme (24 qershor) nga Shoqata e Transportit Publik në rrugën”Abdi Toptani dhe nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në ”Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tyre.
Gjatë zhvillimit të protestave, në të dy rastet, policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tyre.
Policia u ka kërkuar protestuesve që të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.
Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 4 persona, si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 13 të tjerë, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente.
17 personat janë proceduar për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 17 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Shoqata e Transportit Publik protestoi pasi punonjësit nuk pranojnë të kthehen në punë pa marrë një tjetër bonus prej 40 mijë lekësh.
Ndërsa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë./oranews
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...