Përveç lirimit të zonave në plazh të zëna me shezllonge dhe çadra pa lejen përkatëse, Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, ka liruar edhe hapësira publike, si trotuare dhe rrugë të zëna nga tregtarë ose subjekte private në plazhin e Golemit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë konstatuar disa hapësira në rrugë që ishin përshtatur për përfitim pa leje nga organet kompetente.
Qytetarët dhe subjektet që i kishin zënë këto hapësira i kanë liruar ato me mirëkuptim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport