Policia është angazhuar në operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhet e mbipopulluara.
Një ditë më parë policia liroi dhe vuri në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.
Janë hequr nga policia rreth 960 shezlone, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve dhe zona është hapur për pushuesit.
Ndërsa sot aksioni po zhvillohet në Durrës ku janë hapur 3500 metra katrorë hapësirë e lirë për pushuesit dhe po ndiqen penalisht shtatë persona për pushtim hapësire publike dhe fshehje të ardhurave.
Në funksion të këtij aksioni është vënë në ndjekje penale drejtori i taksave në Bashkinë e Durrësit. Pas një aksioni në Tale të Lezhës, po ndiqen penalisht edhe drejtori i taksave të bashkisë së Lezhës për shpërdorim detyre./TCH
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...