Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë me sukses për të ndihmuar një shtetas, i cili kishte mbetur në det me mjetin e tij lundrues për shkak të një defekti teknik.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku është marrë njoftimi se një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe drejtuesi i saj kërkonte ndihmë, pasi nuk mund të kthehej në breg.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendngjarjes me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport. Pas lokalizimit të gomones, është bërë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt në stacionin e Policisë Kufitare.
Drejtuesi i gomones ka falënderuar efektivët për ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit./A2cnn
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...