Policia vazhdon të korrë parcela me kanabis, anë e kënd vendit, por ende në njoftimet e saj zyrtare, mungojnë emrat e personave të mundshëm, që “kultivojnë” këto parcela.
Dy rastet më të fundit i përkasin Tepelenës e Shkodrës, por 330 rrënjët e kanabisit të asgjësuara, nuk kanë asnjë “person përgjegjës”.
Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 23. 07. 2018, në fshatin Maricaj, në një zonë të pyllëzuar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 277 bimë narkotike cannabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 284 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 23. 07. 2018, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Palaj, në një zonë të pyllëzuar, u konstatuan dhe asgjësuan 42 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Syri.net
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...