Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur kërkesën për zhvillimin e protestës më 23 dhjetor 2024 në disa akse kryesore të Tiranës, përkatësisht në Unazën e Vogël, rreth rrotullimin te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës, nga ora 17:00 deri në 20:00.
Policia e Shtetit ka garantuar të drejtën për tubim dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve, por ka theksuar se nuk do të lejojë bllokimin e akseve rrugore. Sipas Policisë, bllokimi i rrugëve është një vepër penale dhe do të ketë pasoja për ata që tentojnë të bllokojnë qarkullimin.
Për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, Policia ka marrë masa për të devijuar qarkullimin në rrugë alternative, në rast të bllokimit të akseve rrugore.
Policia apelon për respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, duke siguruar që tubimet të mos ndikojnë në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.
/rtsh.al/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...