Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, shërbimet e policisë në Shqipëri kanë gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan në Shkodër, 2 thasë me rreth 32.7 kg kanabis e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kanabisi i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike në pronësi të këtij grupi. Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...