Policia në Qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis, ku krahas asgjësimi të bimëve narkotike, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi edhe dy p8unonjës të pyjeve dhe të rojës mjedisore.
Sipas policisë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 1233 fidanë e bimë të dyshuara si kanabis, ndërsa janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.”, njofton policia./rtsh
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...