Forcat Operacionale në Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, pas një bashkëpunimi të realizuar me agjentë të infiltruar.
Rreth 50 kg çokollatë-hashash janë sekuestruar në një makinë të llojit “Opel” me portobagazh dhe ngjyrë blu. Operacioni u realizua në zonën e Skelës, në qytetin bregdetar.
Në njoftrimin e Policisë thuhet se “Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Fierit, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë është finalizuar sot operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.
Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate janë sekuestruar.
Policia njofton se operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.
Tre personat e arrestuar janë:
M., 40 vjeç, banues në Fier.
K., 46 vjeç, banues në Fier
Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale”. /tch/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028