Ludian Zaimi, efektivi i policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte futur në radhët e uniformave blu.
Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se viktima Çaush Saliasi, kishte mbi 20 vite në polici. Mësohet se para shkrepjes së armës ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.
Autori ka qëlluar mbi 6 herë ndaj kolegut duke bërë që ai të ndërrojë jetë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.20 të së hënës.
Uniformat blu dhanë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe se hetimet po i kryen Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ndodhet në vendngjarje.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike./lapsi/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump