Pogradeci po përgatitet për një tjetër sezon veror me fluks të shtuar turistësh, një trend në rritje vit pas viti.
Aktualisht, qyteti dhe rrethinat numërojnë 47 subjekte në sektorin e hotelerisë, me rreth 2000 shtretër të disponueshëm për pushuesit.
Megjithatë, rritja e ndjeshme e vizitorëve, sidomos gjatë muajve korrik-gusht, ka nxjerrë në pah nevojën për zgjerimin e kapaciteteve pritëse dhe për shtimin e operatorëve që ofrojnë shërbime të strukturuara turistike.
“Kapacitetet janë të mjaftueshme por për momentin duket që është e nevojshme që të shtohen kapacitete të tjera. Interes i madh i turistëve sjell pritshmëri në rritje të kapaciteteve”, u shpreh Entela Gusho, Nënkryetare e Bashkisë Pogradec.
Pogradeci mbetet një destinacion i preferuar për shumë turistë vendas e të huaj. Për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve, fokusi i institucioneve vendore mbetet tek rritja e cilësisë së shërbimeve dhe fuqizimi i bashkëpunimit me sektorin privat./rtsh.al/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...