Pogradeci dhe bregu i liqenit të Ohrit mbeten një prej destinacioneve më të preferuara të verës. Kryesisht për fundjave apo edhe per te kaluar pushimet e verës qyteti liqenor këtë fundjavë ka shënuar një numër të lartë të pushuesve që vijnë jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga Maqedonia e Veriut.
Ndryshe nga çdo vit këtë verë edhe për shkak të situatës duket se shifra e atyre që zgjedhin të shijojnë liqenin e Ohrit dhe atraksionet e Pogradecit është rritur. Mbi 2500 shtretër të rezervuar në hotelet apo shtëpitë pritëse por edhe pushues ditorë janë ndalur nga Lini në Tushemisht ndërsa ajo që vihet re në plazhet e vijës liqenore është respektimi i distancave mes çadrave.
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...