Në qytetin e Pogradecit është hapur hoteli i parë për karantinimin e emigrantëve. Ndërkohë ka mbërritur shtetasi i parë nga Qafë Thana, ndërsa pritet edhe ardhja e 2 të tjerëve.
Shtetasi që ka mbërritur është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po intervistohet nga mjekët epidemiologë të njësisë së kujdesit shëndetësor.
Ai do të karantinohet për 14 ditë me shpenzimet e tij.
Ky hotel do të shërbejë jo vetëm për shtetasit që vijnë nga Qafë Thana por edhe nga Kapshtica në varësi të hyrjeve. Policia ka marrë në ruajtje hotelin. Bashkë me emigrantët në Korçë aktualisht janë 104 persona të karantinuar./oranews

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...