Arrestohet një 15-vjeçar nga Burreli, i cili po transportonte armë dhe municion luftarak.
Sipas policisë i mituri u kap në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi, 15 vjeç, banues në Burrel.
Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast./abcnews.al
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...