Kryeministri Edi Rama që në fillim të intervistës së tij në ‘Real Story’ tha se koha e tij është e kufizuar dhe se do i duhet të lëvizë më herët nga emisioni pasi sot ka ditëlindjen vajza e tij Rea.
‘Me vjen keq t’ju them se do më duhet të lëviz më herët dhe se koha ime këtu është e kufizuar pasi vajza ime ka sot ditëlindje’ tha Rama, i cili gjatë diskutimit me të ftuarit në studio u kërkoi atyre të shfrytëzojnë mirë kohën pasi ‘po e pret Zaho në shtëpi për të festuar ditëlindjen e motrës’.
Madje disa herë kryeministri përsëriti se ka më të rëndësishëm ‘Zahon dhe ditëlindjen e vajzës së tij’ se sa hipotezat e hedhura nga opozita apo presidenti Meta. Ai u kërkoi ndjesë spektarorëve dhe u largua. Rama qëndroi vetëm 1 orë, në një intervistë që zgjat 2 orë dhe në rastin e kryetarit të qeverisë mund të shkonte edhe më gjatë, kur interesi i qytetarëve është i lartë.
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...