Dy persona ngelën të plagosur në mbrëmjen sotme në Fier, si pasojë e një konflikti mes dy grupeve. Dy prej tyre kishin imtime si pasojë e goditjes me mjete të forta, e dytë tjerët nga armë zjarri.
Drejtori i Policisë së Fierit, Anton Marku tregoi për mediet ngjarjen.
“Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës i kanë marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar ndaj dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet, për tu zbardhur plotësisht. Janë qëlluar dy persona me armë dhe dy janë dëmtuar me sende të forta.”, sqaroi ai.
Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për ngjarjen.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...