Plagosje me armë zjarri në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Mësohet se është plagosur në këmbë shtetasi me iniciale E. L..
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në lagjen “Tre Heronjtë”.
“Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24-vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tre Heronjtë’, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit”, njofton policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët.
Palët janë konfliktuar në një lokal në orën 20:00 të kësaj mbrëmjeje ndërsa më pas ka përfunduar me plagosje. /Ora News/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...