Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri është hapur ekspozita “Spaces in Dialogue”, që sjell një përmbledhje të 22 viteve projekte nga viti 2003 deri në vitin 2025, të paraqitura si një arkiv i përbashkët.
Në hapje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa ekspozita prezanton projekte konkurruese dhe fituese, të cilat janë integruar në skulpturën e sallës së ekspozimit, duke krijuar një dialog mes hapësirës, arkitekturës dhe kujtesës.
Ekspozita është frymëzuar nga artisti konceptual gjerman Thomas Demand, i cili eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara, duke i zhvendosur ato nga konteksti origjinal në një dimension reflektues dhe artistik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...