Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Ukrainës dhe Rusisë mbi mënyrën e përfundimit të luftës mund të ndryshojë.
Raundi pasues i bisedimeve duhej të zhvillohej në Abu Dhabi të dielën, por Zelensky tha se nuk e dinte se kur do të zhvillohej takimi i ardhshëm.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të gjithë ata me të cilët kemi rënë dakord të jenë të pranishëm në takim, sepse të gjithë presin reagime,” iu tha ai gazetarëve në deklaratat e lëshuara nga zyra e tij të premten, raporton Reuters.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte thënë të mërkurën se të dërguarit kryesorë të Presidentit Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, të cilët morën pjesë në raundin e mëparshëm të bisedimeve, nuk do të merrnin pjesë në takimin e fundjavës në Abu Dhabi.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...