Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirditë, Lezhë.
Rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri F.L. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore./TCH
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...