Policia e Elbasanit, në njoftim për mediat, bën me dije se ka vënë në pranga njërin prej autorëve të plagosjes së ditës së djeshme.
Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Kujtim Pisha, 40 vjeç banues në Elbasan.
Pisha, në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.
P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia, ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”./Gazeta Express/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...