Një person është plagosur me thikë në fshatin Kasnicë të Patosit ditën e sotme.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar ndërsa dha detaje për ngjarjen.
“Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.
46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë””, njofton policia./TCH
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...