Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Sarandë, pasi plagosi një person me thikë.
Ngjarja ndodhi në shëtitoren e Sarandës, ku gjatë konfliktit të çastit mes dy personave, i riu J. Rr., goditi me thikë 40-vjeçarin E. Xh., i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe u largua nga vendngjarja.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...