Një 56-vjeçar me iniciale L.K. ka mbetur i plagosur me thikë në Lushnje pas një sherri në lagjen 18 Tetori me 29-vjeçarin N. S.
Ky i fundit është arrestuar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës kishte shkuar i plagosur me thikë një shtetas, menjëherë është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas, në lagjen “18 Tetori”, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...