Një i mitur është plagosur me mjet prerës në Fier mbrëmjen e së shtunës.
Sipas policisë, deri te plagosja e 16-vjeçarit erdhi për shkak të një konflikti të çastit.
Ndërkaq ende nuk ka të arrestuar, derisa Policia e Shtetit është në kërkim të tyre.
“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, po ashtu është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimit të policisë.
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...