Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Në hetimet e SPAK thuhet se Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kilogramë kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.
Vëllai i ish-deputetit u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Kjo ndodhi pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës.
Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin përfshirjen e tij në kultivimin e lëndëve narkotike, por në janar të këtij viti u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Armando Ndreca u arrestua pasi u zbulua në komunikimet e Sky Ecc për kultivimin e kanabisit. Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve në kuadër të grupit kriminal./tch
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...