Tensione në një qendër votimi në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.
Bëhet e ditur se debatet janë zhvilluar për shkak se nuk janë lejuar të votojnë qytetarët që u kanë skaduar kartat e identitetit.
Po ashtu bëhet me dije se për shkak të këtyre debateve, është pezulluar përkohësisht votimi në qendrën e votimit 4588/1, por ka rinisur sërish, raporton euronews.al.
Mësohet se janë afro 100 raste në të cilat ka pasur mjete identifikimi të skaduara.
Arqile Bollano, i zgjedhur në këshillin bashkiak kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës tha se ligji e parashikon qartë që nuk mund të votohet me karta identiteti të skaduara.
“Këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk i lejon. Është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë e të zgjidhë ngërçin. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojnë asnjë person. Komisionerët kanë pezulluar votimin sa të zgjidhet çështja, ne skemi të drejtë”, tha Bollano.
Ndërkohë një grua është shprehur se nuk është lënë të votojnë për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ajo tha se e drejta e votës nuk mohoet në asnjë vend të botës, për shkak të skadimit të ID.
“Pash se kishte skaduar karta. Më nxori kuponin të votoj dhe nuk më la kryetari. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta, kudo në botë. Shkon në Polici e merr një letër. Këtu thonë se nuk mund të votojë. Po ta humbas sot kartën? Nuk do votoj”, tha gruaja.
Kujtojmë se përballë njëri-tjetrit sot në Himarë garojnë Vangjel Tavo i PS përballë Petro Gjikurisë së opozitës.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...