Ditën e sotme po zhvillohet një protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës në Shqipëri, e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL.
Kjo është protesta e pestë radhazi e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL para Bashkisë së Tiranës dhe vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”.
Po ashtu, zgjedhja e ditës së sotme për protestë, përkon me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme.
Në protestë kanë qenë të pranishëm disa zyrtarë të lartë të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë.
Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e rithemelimit hodhën akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Demonstruesit u përplasën me forcat e Policisë dhe hodhën molotov drejt godinës së Bashkisë.
Po ashtu, forcat e Policisë përdorën spraj lotsjellës ndaj protestuesve, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre./euronews.al
Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin pë...
Ushtarët amerikanë në “Bondsteel” mirëmbajnë helikopterët “B...
KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën
Ndryshon sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Policia godet rrjetin e kontrabandës së deleve në Ferizaj
KE-ja ua ndan rreth 160 milionë euro Shqipërisë, Maqedonisë ...