Një person u plagos mbrëmjen e së enjtes në Komunën e Parisit në kryeqytet, pas një përplasjeje me armë zjarri midis disa mjeteve.
Sipas policisë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme u njoftua për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit, ku si pasojë u plagos në shpatull shtetasi me inicialet L.H 24 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan Top Channel.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli hyrjet dhe daljet e qytetit ndërsa, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...