Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, që të sqarojë se përse shkeli ligjin në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.
Përmes një deklarate që vjen fill pas përplasjes së Metës e Gjonajt, Bardhi shkruan se Ministrja s’duhet të fshihet pas sms-ve të shefit të saj (Edi Rama) por të tregojë se përse ka vepruar sikur të ishte sekretarja e Ardian Dvoranit (Drejtuesi i KED-së, i paditur nga Presidenti Meta).
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”- shprehet Bardhi.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër