Sërish shqiptarët në qendër të vëmendjes në mediat e huaja. Një grua ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjes mes dy bandave shqiptare.
Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës, ku dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre, raporton “OraNews”.
Në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta, ndërsa dëshmitarët e përshkruan si një skenë lufte.
Viktima është një 43-vjeçare, e cila humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një automjet.
Identifikimi i viktimave nuk bëhet i ditur, ndërsa disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës