Një përplasje mes emigrantësh ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja është shënuar në Asproklis, Igumenicë, ku një grup prej katër shqiptarësh ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga pesë punëtorë nga Pakistani dhe Somalia.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptarët i kanë sulmuar punëtorët, duke iu marrë parat dhe telefonat, dhe janë larguar. Gjatë përleshjes, emigrantët nga Pakistani e Somalia, të ndihmuar edhe nga tre emigrantë të tjerë, që jetonin në një banesë pranë, nga Siria, Iraku dhe Sudani, kanë arritur të kapin një nga katër shqiptarët, duke e goditur.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar tetë emigrantë të huaj dhe një shtetas shqiptar.
Ky i fundit, për shkak të plagëve, është transportuar drejt spitalit të Janinës, ndërsa të huajt në spitalin e Filatit. Ndërkohë, tre shqiptarët e kërkuar mendohet se janë futur sërish në tokë shqiptare ilegalisht./balkanweb/
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...