Në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave për 13 kandidatët për kryetar bashkie.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ, fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës kanë rezultuar kandidatët e Partisë Socialiste.
Në Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale krahas procesit të numërimit manual prej anëtarëve të grupit të numërimit.
Pjesëmarrja në të pesë bashkitë sipas KQZ është 18,45%.
Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së:
Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini, kandidate e PS – 15672 vota
Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2333 vota
Gjergji Nika, Kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 1975 vota
Bashkia Berat
Ervi Ceca, kandidat i PS – 13050 vota
Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2607 vota
Bashkia Cërrik
Eligert Hima, kandidat i Lëvizjes Shqipëria Bëhet – 1275 vota
Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1888 vota
Florenc Doka, kandidat i PS – 6201 vota
Bashkia Mat
Altin Bojni, kandidati i PS – 7425 vota
Eduart Brahilika, kandidati i propozuar nga zgjedhësit – 3184 vota
Suzana Pasha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 549 vota
Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 928 vota
Gramos Sako, kandidat i PS – 3261 vota
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...