Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, në të cilën u vendos se kongresi do të mbahet më datë 29 shkurt, Edi Rama u shpreh gjatë një deklarate për mediat se ka ardhur koha që të mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
“Jemi në proces kandidaturash për kryetarin e partisë, prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi, ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, pasi kemi përfshirë në proces edhe gratë duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali, gruaje ose vajze, tani ka ardhur koha të mbyllim procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë”, u shpreh kryeministri.
I pyetur sa i takon ecurisë së procesit, Rama tha:
“Kudo procesi ka ecur sipas normave të paracaktuara, diku më shpejt diku më ngadalë por në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, një energji të re, ripërtëritje të domosdoshme në një fazë të ndërmjetme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër, sepse qershori është shumë i afërt politiksht.”/TCH
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri