Mbrëmjen e sotme një shtëpi në fshatin Lazarat, Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Flakët u shfaqën në banesën në pronësi të shtetasit me inicialet B.J duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes. Me marrjen e njoftimit në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Zjarrfikës.
Për shuarjen e zjarrit në banesë janë angazhuar efektivë zjarrfikës, policisë, strukturat e pushtetit vendor dhe banorë të fshatit.
Falë ndërhyrjen në kohë flakët kanë shkaktuar vetëm dëmtimin e mjediseve të brendshme të banesës ndërsa nuk lanë lënduar pjesëtarët e familjes që jeton në këtë shtëpi. Sipas grupit hetimor dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në njërën prej dhomave të shtëpisë./euronews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...