Përfshihet nga flakët një automjet në Novoselë, zjarrfikësit drejt vendit të ngjarjes

19:02 | 30 Korrik 2026
E H

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Novoselës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë makinën ndërsa shërbimi zjarrfikës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe informacioni zyrtar për rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale