Është themeluar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, Parlamenti i Nxënësve.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit shqiptar, Besa Shahini, e cila përmes Facebook-ut, tha se ky parlament do të shërbejë si një forum ku do dëgjohet zëri i nxënësve për të përmirësuar cilësinë në arsim, njofton Klan Kosova.
”Për herë të parë në Shqipëri ?? themelohet “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një #forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.
Gjithashtu, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi. Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në #komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”./arbresh.info/

Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!