Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se nuk ka favorit në ndeshjen Kosovë – Turqi.
Ndeshja e cila zhvillohet sonte është finale e “play off” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Rrahmani ka theksuar se në ndeshje të tilla nuk ka favorit dhe gjithçka vendoset në fushë.
“Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorit, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë”, ka deklaruar ai.
Kapiteni i Kosovës e ka cilësuar këtë sfidë si më të rëndësishmen në historinë e ekipit.
“Është dashur të vijë për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vite. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë. Mënyra qysh kalojmë bashkë ne këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione se sa kur luaj”, është shprehur Rrahmani për rtk.
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...