25 persona kanë humbur jetët në vendet e punës në vetëm gjashtë muajt të fundit në Shqipëri. Shifra është bërë publike në “Wake Up” në Top Channel nga Irena Gjoka, Përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit të Sigurisë në Punë.
Gjoka pranoi se ka fshehje të aksidenteve që ndodhin në punë dhe se 10 për qind të rasteve që hetohen nga Inspektorati i Punës janë raportuar me vonesë. Këto raportime bëhen kryesisht nga vetë punëmarrësit e dëmtuar ose familjarët e tyre, mediat apo policia, ndonëse është subjekti punëdhënës që duhet të raportojë menjëherë aksidentin.
Sektori më problematik sa i përket aksidenteve vijon të mbetet ai i ndërtimit, por edhe sektori i fasonerisë.
Sipas Gjokës, Inspektorati ka rritur me 34 për qind inspektimet në vendet e punës krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Edhe pse pranoi se ka rritje të aksidenteve, Gjoka tha se nuk bëhet fjalë për përkeqësim të situatës, por për një ndërgjegjësim nga punëmarrësit dhe punëdhënësit për të raportuar aksidentet.
Irena Gjoka tha se parandalimi i aksidenteve duhet të fillojë që me hapjen e një subjekti, nëse i përmbush rregullat e sigurisë në punë, si dhe me shtimin e inspektimeve. /TCH/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...