Ndaj 6 deputetëve që penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë janë ndërmarrë masa disiplinore. Me kërkesë të 13 deputetëve socialistë sekretariati për procedurën, votimin dhe etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, ndërsa për Saimir Korreshi 3 ditë, për Lefter Gështenjën është vendosur që të mos ketë asnjë masë.
Por demokratët u përpoqën të bllokojnë dhe mbledhjen e këtij Sekretariati. I pranishëm ishte dhe Sali Berisha. Të gjetur në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen në sallën ku ishin të pranishëm pothuajse i gjithë grupi demokrat, socialistët i miratuan masat disiplinore në një tjetër sallë të Kuvendit. Kjo për Sali Berishën është shkelje ligjore ndaj ata s’do i njohin masat e dhëna.
E njëjta situatë u përsërit gjatë paradites dhe në Komisionin e Ligjeve, kur 3 nga deputetët për të cilët socialistët morën masën, u përplasen ashpër verbalisht me Kryetaren e Komisionit Bushka, pikërisht për kërkesën për përjashtim.
Ata penguan zhvillimin normal të komisionit i cili në këtë situatë kaotike miratoi projektligjin në rendin e ditës, duke e mbyllur mbledhjen që zgjati vetëm 9 minuta./Tv Klan/
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...