Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, po zhvillon një takim konsultativ me krerët e grupeve parlamentare, mazhorancë dhe opozitë.
Peleshi është takuar me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Tedi Blushin, kurse Fatmir Mediu ka munguar pasi ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Jozyrtarisht raportohet se opozita do jetë në Kuvend me tre grupe parlamentare, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Ndryshe nga mazhoranca, e cila ka ecur përpara dhe ka preznatuar emrat për drejtimin e Komisioneve parlamentare, opozita nuk ka dorëzuar asnjë emër.
Burimet nga mbledhja konfirmuan për gazetarin Kello se Gazment Bardhi ka kundërshtuar skemën e propozuar nga Rama për përbërjen e komisioneve parlamentare.
Gjithsesi pritet të martën, që opozita të vendosë emrat nëpër poste, përkundër kundërshtimeve të strukturës së propozuar nga Partia Sociliste./abcnews.al
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...