Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku 2 rusë dhe 1 ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë me prej neuroparalizues.
Ministri Peleshi shprehu mbështetjen për dy ushtarët që u sulmuan nga rusët duke mbrojtur uzinën e ushtrisë.
“Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë”, shprehet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...