Ka nisur sot vaksinimi i stafit pedagogjik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit.
Dy fakultete janë duke u vaksinuar sot, ndërsa duket se procesi po ecën me ritme të shpejta.
Nga informacionet që Top Channel ka nga rektorati i këtij universiteti rreth 90% e stafit ka pranuar të vaksinohet.
Duket se ndërgjegjësimi është më i madh në radhët e pedagogëve në lidhje me vaksinën Astra Zeneca, por edhe fakti që një pjesë e madhe e mësuesve e kanë bërë vaksinën tashmë dhe nuk kanë shfaqur problemetika të dukshme, kjo ka rritur siguritë në radhët e personave të tjerë që duan të vaksinohen, transmeton tch.
Kontigjenti i vaksinave të ardhura është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë nevojat e stafit pedagogjik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.
Ndërkohë që paralelisht po vijon edhe vaksinimi i mësuesve, një pjesë e madhe e atyre që kishin refuzuar fillimisht tashmë kanë pranuar të vaksinohen.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...