Parlamenti Evropian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, teksa vë theksin tek ambicia për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian kërkon intensifikim të mëtejshëm të reformave dhe të mos minohet puna e SPAK.
“Parlamenti Evropian përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.
Ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, Parlamenti Evropian i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që të tejkalojë polarizimin e fortë përmes rrugës së dialogut./top channel
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...