Propozimi i opozitës jashtëparlamentare për shkrirjen e kolegjit zgjedhor dhe krijimin e një trupe të re gjyqësore të përbëre nga 15 anëtarë, shënoi përplasjen e parë të fortë në grupin politik të reformës zgjedhore.
Ndarjen e palëve e thelloi kërkesa e opozitarëve për përjashtimin për 4 vite nga vetting-u i gjyqtarëve zgjedhor, pasi për socialistet u konsiderua si minim i reformës në drejtësi.
Socialistët lanë të hapur një shteg për kompromis. Krahas kundërshtisë grupi politik i reformës zgjedhore ka gjetur dakordësi sa i takon propozimit të opozitës për sinjalizuesit dhe rolin e policisë në ruajtjen e rendit jashtë qendrave te votimit./TCH
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...