Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje dëshmitarin X, Albert Veliu.
Në studion e Ora News, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho deklaron se më parë është kërcënuar dhe familja e tij.
“Dëshmitari është kërcënuar dhe i kanë ofruar një të afërmi të tij 200 mijë euro që të mohojë dëshminë. Ne nuk dalim mbi bazën e ëndrrave që shikojmë në PD, por fakteve dhe provave. Tentativat për ta kapur u bënë që në fillim duke kërcënuar familjen e tij dhe familja është zhvendosur, tentiva të tjera po bëhen tani për ta blerë, manipuluar apo edhe dëmtuar”, tha ai.
Sipas Spahos, vëllai i ministrit Xhafaj ka mbrojtjen e qeverisë.
Nënkryetari i PD-së shprehet se prokuroria duhet të kishte nisur hetimet.
“Fakti që u largua i vëllai i Ministrit në atë mënyrë në një kohë që ishte bërë një deklarim publik. Prokuroria duhet të fillonte hetimet, duhet ta arrestonte. Në fakt e trajtoi më përkedhëli, ai shkoi atje dhe bëri ankimimin kundër dy deputetëve dhe punonjësit të PD dhe u largua me të gjithë nderet i shoqëruar nga policia dhe nuk dimë se ku është sot. Në një kohë që ka procedura për ekstradimin e njerëzve që kanë për të kryer vepër penale në shtete të tjera.”, u shpreh Spaho.
Përsa i përket protestës së 26 majit, Spaho shprehet se do të jetë më e madhe se ajo e janarit.
“Po punojmë fort që të sensibilizojmë qytetarët, ne jemi të bindur se protesta do të jetë më e madhe se e 27 janarit të këtij viti.Kemi parë reagimin e qytetarëve në terren, qoftë dhe përmes sondazheve me telefon”, tha ai.
Ndërkaq opozita ka vendosur të mos ketë raport normal me parlamentin deri në zgjidhjen e kësaj situate, ku PD kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...